Ylli i muzikës, Rita Ora vjen sot në Kosovë

On Monday, April 8th, 2019

 

Kohë më parë vet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora kishte konfirmuar ardhjen e saj në Kosovë gjatë muajit prill.

Ndërsa sot sipas Telegafit, ylli kosovar i muzikës pritet të arrijë në Prishtinë.

Rita është pjesë e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe me ftesë të UNICEF dhe do të vizitojë vendlindjen në rolin e ambasadores për ti përkrahur gratë që janë viktimë e dhunës seksuale.

Për këtë Rita së fundi ka bashkëpunuar edhe me brendin e njohur ‘Escada’ të cilët kanë dizejnuar një çantë dhe nga shitja e çdo produkti do të ndahen 40 euro pikërisht për organizata në Kosovë.

Rita pritet të qëndrojë në Kosovë tri ditë në kuadër të misionit humanitar ku edhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Kujtojmë që Rita së fundi ishte në Kosovë për shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në vitin 2018./Indeksonline/

Tags: ,
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>