Unazat… Shpjegimi i tyre!

On Tuesday, November 6th, 2012

unaza martesa lidhjet Jeta jonë është përplot me premtime. Ç’është e vërteta, disa nga premtimet tona nënkuptohen dhe nuk thuhen. Ne e ndërtojmë jetën tonë përreth tyre. Ekziston edhe një lloj i posaçëm i premtimeve, të cilat duhet të zgjasin për një kohë të gjatë, madje gjersa të jemi gjallë.
Është një gjë shumë e natyrshme që njerëzimi ka zhvilluar një traditë të shkëmbimit të dhuratave, të cilat do të shërbejnë si përkujtues të premtimeve të rëndësishme. Duket sikur një gjë e përkryer që unazat e premtimit – të cilat nënkuptohet që janë të vlefshme – u përzgjodhën si dhuratat më të çmuara të zotimit në mes të njerëzve. Nuk ka arsye të dyshojmë që përdorimi i unazave si dhurata është po aq i vjetër sa edhe tradita e mbajtjes së tyre. Unaza e gishtit me vulë personale shpesh konsiderohet si zbulim i egjiptianëve, kurse posedimi i një unaze të tillë tregonte autoritet dhe pushtet. Megjithatë, në kohën e grekëve antikë, vetë origjina e unazës së gishtit ishte e lidhur me idenë e zotimit dhe përqendrimit të vazhdueshëm në një gjë të vetme.
Në Romën Antike, Anulus Pronubus (unazat e fejesës) përbëheshin nga dy unaza, në formë të dy disqeve ovale, me emra të gdhendur të çiftit të fejuar. Në fillim, këto unaza bëheshin nga hekuri i lirë. Në Angli, gjatë shekujve 15-të, 16-të dhe 17-të Posie Rings (unazat e dashurisë) arritën kulmin e popullaritetit. Ato shpesh përdoreshin si simbole të dashurisë, besnikërisë dhe martesës në një të ardhme të afërt.

 

Mbajtja e unazës shpesh komunikon një lloj mesazhi ndaj vetes dhe ndaj mbarë botës. Meqë truri i majtë është përgjegjës për aspektin logjik dhe e kontrollon dorën e djathtë, është gjë e logjikshme të mendohet që mbajtja e unazës në dorën e djathtë paraqet një veprim logjik dhe të qëllimshëm si dhe dëshirën për ta kontrolluar jetën dhe veprimet e dikujt tjetër. Meqë truri i djathtë e kontrollon dorën e majtë dhe kreativitetin, unazat në dorën e majtë paraqesin besim, kreativitet dhe qëndrim. Mbajtja e unazave në ndonjë gisht të caktuar zakonisht është e lidhur me dëshirën për ta rritur fuqinë me të cilën është i lidhur ai gisht.

Unaza para-fejesës

Shumë çifte të dashuruara ndjejnë që ekziston një fazë në lidhjen e tyre kur ende nuk janë gati për fejesë, por në anën tjetër, ndjenja e përkushtimit të ndërsjellë në mes tyre është tashmë mjaft e fuqishme.

Unazat e sinqeritetit
Ky është një variacion më i ri i unazave të zotimit, të cilat shpesh njihen edhe si unaza të pastërtisë morale. Në fillim, këto unaza ishin shumë të lira por kohëve të fundit, këto unaza kanë evoluar në stilin e tyre dhe tani shpesh bëhen nga ari, titani ose platini. Këto unaza i mbajnë tinejxherët e gjinisë mashkullore dhe femërore.

 

Posted in Foto Galeria, Moda
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>