Tortë me Çokollatë dhe xhelatinë

On Sunday, November 22nd, 2015

Perberesit;

  • 6 vezë
  • 6 lugë sheqer
  • 4 lugë kakao
  • 6 lugë miell
  • 1pako aditivë per brumë
  • 6 luge ujë të nxehtë
  • 150gr.gjalpë
  • 200 gr çokolatë për gatim
  • 5 lugë sheqer
  • 5-6 lugë qumësht
  • 1 pako xhelatinë
  • 100ml qumësht
  • 500 ml krem

I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat.Të verdhat i vëmë në enën për përzierje,ndërsa të bardhat në një enë anash.I rrahim me mikser të verdhat e vezës me 6 lugë sheqer.Duke i rrahur pandërprerë,në enë shtojmë 6 lugë ujë të nxehtë.

Në enë të madhe e të thellë i vëmë 6 të bardhat e vezës dhe i rrahim me mixer.Në enën me të bardhat e rrahura e shtojmë përmbajtjen nga ena për përzierje.Përziejmë me lugë,deriza të bashkohet masa.Në enën me miell e shtojmë kakaon dhe aditivin për brumë dhe i hedhim në enën e madhe.Përziejmë me lugë,deriusa të fitojmë një masë homogjene.Në tavën për pjekje shtrojmë një letër dhe sipër e derdhim brumin për ëmbëlsirë.E përhapim në tërë sipërfaqen e tavës dhe tavën e vëmë në furrë. pjekim 20 minuta në temperaturë prej 180 gradë.

Në tenxhere në zjarr hedhim 5-6 lugë qumësht dhe 5 lugë sheqer.Në tenxhere e shtojmë gjalpin dhe çokollatën dhe i ziejmë derisa të shkrihen.

Në tenxhere në zjarr hedhim 100 ml qumësht.Duke përzier me tel kuzhine ,në tenxhere e shtojmë xhelatinën.Xhelatinën e shkrirë dhe të ftohur e hedhim në enën me kremin pana.

Ëmbëlsirën e pjekur presim në dy petë .Sipër petës së parë hedhim nga kremi.Kremin e lyejmë në tërë sipërfaqen e petës.Sipër kremit hedhim nga kremi me çokollatë.Edhe këtë krem e përhapim në tërë sipërfaqen.E vëmë petën e dytë dhe sipër saj vëmë nga kremi në tërë sipërfaqen.Sipër tij,hedhim nga kremi i çokollatës.Sipër ëbëlsirës grijmë çokollatë.Ëmbëlsirën e presim në copë të mëdha.Ju bëftë mirë.

 

torte

 

Posted in Kuzhina
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>