Si te mbrohemi nga Rriqërat

On Wednesday, June 24th, 2015

Rriqrat janë araknide të vogla që janë shumë të përhapura në disa vende në Kosovë. Ato janë ekto-parazite që ushqehen me gjakun e zogjve, zvarranikëve dhe gjitarëve, përfshirë njerëzit. Fatkeqësisht mund t’i bartin sëmundjet te njerëzit si Ethet Hemorragjie, Roki, Anaplasmosa dhe Sëmundja e Etheve.

Në Kosovë janë dy llojet më të përhapur të rriqrave:

Rriqëri këmbë-zezë (Ixodes hyaloma plumbeum) dhe (Dermacentor variabilis).

Ndërtimi i shtëpive në vendet periferike apo pyjore e ka shtuar mundësinë e kontaktit me jetën në natyrë dhe rriqrat.

Por ju mund ta zvogëloni numrin e rriqrave afër shtëpisë suaj duke e ndryshuar ambientin, duke i ndryshuar apo trajtuar vatrat e rriqrave dhe duke përdorur pesticide më pak toksike.

Shumica e njerëzve sëmuren nga ethet hemorragjike te rriqrave nga faza nimfale e rriqrave të cilat janë aktive vonë në pranverë dhe gjatë verës. Prandaj, përpjekjet e kontrollit drejtohen drejt fazës nimfale (e zhvillimi të hershëm).

Rriqëri i llojit Ixodes hyaloma plumbeum i rritur është aktiv edhe gjatë vjeshtës, gjatë ditëve të ngrohta të dimrit dhe në pranverë.

Vatrat natyrore që jane indentifikuar ne Kosovë janë:

Malishevë, Therandë, Prizren, Lipjan, Klinë, Drenas, Gjakovë, Skenderaj, Shtime, Gjilan, Podujevë, Obiliq, Dragash, Prishtinë.

Sipas statistkave rajoni me i prekur mbetet Malisheva ku janë rregjistruar pickimet më të shpeshta dhe vdekeshmeri të njerëzve nga rriqërat duke bartur virusin vdekjeprurës të etheve hemoragjike Krime Kongo.

Që nga viti 1999 e deri me tani si pasojë e rriqërave në Kosovë kanë vdekur mbi 50 persona ku 30 prej tyre vetëm në rajonin e Malishevës.

Vetëm në vitin 2013 kanë gjetur vdekjen mbi 5 persona në Malishevë.

Këshillat tona:

– Shmanguni vendeve ku ka rriqëra,

– Nëse keni oborr ateher mbajeni barin e kositur mirë,

– Vishuni në mënyrë të përshtatshme,

– Bëjeni kontrollin e rriqrave dhe mënjanojini ato menjëherë duke u drejtuar te mjeku,

– Kërkoni ndihmë mjekësore nëse sëmureni pas kafshimit nga rriqrat.

Ecni nëpër mes të shtigjeve për t’iu shmangur rriqrave gjatë fërkimit me kaçubat apo gjethet. Gjithashtu është me rëndësi që në oborrin tuaj të mos ketë sipërfaqe të përshtatshme për rriqrat.Barin priteni dhe krasitni kaçubat, sidomos pranë sipërfaqeve ku familja juaj shëtitë apo luan. Minimizoni burimet e joshjes për minjtë të cilat mund të shërbejnë si rezervuare për rriqrat dhe t’i sjellin në oborrin tuaj.

Veshja e përshtatshme;

Rriqrat nuk kërcejnë, fluturojnë ose nuk bien nga drurët, por ngjiten për gjethe të rëna ose bar të gjatë. Kjo quhet kërkim dhe paraqitet si reagim ndaj stimulimit siç janë lëvizja, nxehtësia ose përqendrimi i shtuar i dioksid karbonit.

Vishni rroba me ngjyrë të çeltë dhe me mëngë të gjata dhe këmbëza të gjata.

Me këtë ekziston mundësia që rriqrat të shihen dhe të mos ngjiten në lëkurën tuaj.

Këmbëzat e pantallonave futini në çorape për mbrojtje shtesë.

Hiqni ndonjë rriqër eventual nga rrobat pasi që të hyni brenda, pastaj pastroni dhe thani mirë rrobat e juaja në temperaturë të lartë.

Përdorni preparat insekt mbrojtës në pjesët e ekspozuara të lëkurës sipas rekomandimeve të prodhuesit.

Bëni kontrollin e rriqrave dhe mënjanoni rriqrat shpejtë

Kur të ktheheni në shtëpi ose ktheheni brenda, kontrolloni veten dhe anëtarët e familjes (përfshirë qentë dhe macet) për praninë e rriqrave.

Kafshimet e rriqrave rëndom nuk dhëmbin prandaj njerëzit dhe kafshët e qejfit mund të mos e dinë që rriqrat i janë ngjitur.

Posted in Shendeti
Displaying No Comments
Have Your Say

  1. Pershendetje, te gjitha jane shume keshilla me vend dhe te dobishme per pickimin nga rriqerat.

    Vetem se ne qoft se pickoheni nga rriqerat eshte e keshillueshme qe te lajmeroheni ne punktin me te afert shendetesore apo ne njesine e emergjences me te afert te spitalit tuaj e aty pastaj profesionistet shendetesore te ua largojne rriqerat e ngjitura nga trupi.

    Kjo pasi qe nese vet tentojme te i largojme rriqerat mumdet te iu mbetet koka brenda dhe pastaj te krijohen komplikime ne nxerrjen e tyre nga profesionistet shendetesore dhe se aty ( ne qender shendetesore) behet edhe dezinfektimi i plages.

    Vlen te theksohet se jo çdo rriqer do ju beje te semureni nga ethet hemoragjike apo ato krime-kongo, por kjo ndodh vetem nese jeni pickuar nga rriqerat bartese te virusit, prandaj jo qdo here duhet te bejme panik nese pickohemi nga rriqerat.

    Ndoshta e zgjata por u mundova me kontribu pak me opinionin tim ne kete teme te rendesishme shendetesore per vendin tone.

Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>