Sallatë me Makarona
Përberësit:
1 ½ lugë kripë
300 gram makarona
2 gota kastraveca(tranguj)të copëtuar
2 gota domate të vogla të prera përgjysmë
1 filxhan djathë feta copëtuar
½ filxhanit ullinj jeshil, të copëtuar
1 qepë e mesme të grira në formë rrethi
½ lugë çaji rigon i tharë
½ filxhan vaj ulliri
3 lugë uthull e kuqe
Kripë dhe piper i zi simbas shijes tuaj
Mënyra e përgaditjes:
Makaronat i ziejmë në 3 litra ujë të vluar dhe pak kripë për 7-8 minuta ( varësisht nga lloji i makaronave) Kur të jenë të zier makaronat i largojmë nga zjarri dhe i lëjmë të ftohen. Atëherë të gjithë përbërësit një nga një,i shtojmë. I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë vajin e ullirit dhe uthullën.