Recetë për berjen e Ajvarit

On Thursday, July 11th, 2013

Recetë për berjen e Ajvarit

Nevojiten:
200-220 speca të kuq (rreth 30kg)
250 g uthull
250g sheçer
1 l vaj
6 lugë kripë
2 konzervansa

Pergatitja:

– Se pari i lani specat, pastroni farat dhe beni pjekjen e tyre. Rrotulloni gjate pjekjes dhe sigurohuni që specat te piqen ne të gjitha anët.
– Specat e pjekur i vendosni në një pjatë metalike me kapak, për tu kulluar dhe per t’í qiruar me lehte. Kur te fillojne te ftohen, i qirojme dhe ju largojme ujin.
– Kur specat te kullohen i bluani (Opcion me bluresin e mishin).
– Në një tenxhere të zbrazet vendosni vajin, uthullen, sheqerin dhe kripën. Veni tiganin në furrë – vlojeni,përzieni dhe pastaj shtoni specat e grirë.
– Ajvarin e ziejme në temperaturë të lartë për një orë rresht nga koha e vlimit. Përzijeni me nje lugë të madhe druri. Nëse është e nevojshme, shtoni kripë më shumë. Largojeni nga të nxehtit dhe i shtoni konzervansin.
 – Mbushni tegullat te cilet paraprakisht mund te sterilizohen ne temp. 100 ° C për 30 min në furrë. pasi i mbushim, i mbyllim hermetikisht.
 – Kur tegullat te ftohen, lini ne një vend të thatë, të errët deri në përdorim.

Tags:
Posted in Kuzhina
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>