Recetë e Bakllavasë

On Tuesday, July 22nd, 2014

PERBERSIT:

Pergatitja e brumit:

1 kg miell
5 të verdhë veze temperatur ambjenti.
1 gotë vaj (misri ose luledielli)
1 gotë qumësh
1 gotë kos

Per mbushjen:

1 kg arra te qëruara.
1 filxhanë kafe sheqer
750 gr gjalp i shkrirë.

PERGATITJA:

Miellit i hapni  një gropë në mes dhe shtoni  të verdhët e vezëve, i përzjeni  dhe pastaj shtoni kosin,qumshin dhe vajin.
Zëni  brumin duke e punuar mire me duar.I gjith sekreti i kesaj bakllavaje eshte te punimi i brumit,i cili duhet punuar mire e mire.Lereni  te vij per 30 minuta dhe pasi ka pushuar e ndani në 4 pjese te barabarta,cdo pjese e punoni  me dore si shkop dhe e ndani në pjese te barabarta sa një kokerr arre.Duhet të jenë gjithësej 90 kulaçë të vegjël.

I hapni në petë të vogla dhe duke i lyer me niseshte i vendosni mbi njera tjetren 3 e nga 3. I hapni pastaj keto petë te vogla ne nje petë te medhe. Duhet te jenë gjithesej 30 peta të medha.Sipas dëshires dhe kohës mund ti lëni pak petët të thahen për reth 1 ore.Kini kujdes mos ti vendosni sipër njera tjetres pasi ju ngjiten dhe nuk ju thahen.Mundë të shtroni një bez mbi krevat dhe ti shtroni reth e rrotull tij. Hapni dritaren dhe lërini te thahen. Në këtë  mënyre bakllavaja do ju dali edhe më e shkriftë.

Thyeni thelpinjtë e arrave me duar dhe kontrollojni mos ka ngelur  ndonjë levozhge.Perzijeni me sheqer.

Shtroni petët  në tavë një e nga një duke i lyer cdo petë sipër  me pak gjalp të shkrirë. Pasi keni shtruar 10 petët e para shtroni një shtresë me arra. Shtroni 10 petë te tjera gjithmon duke i sperkatur me gjalpë të shkrirë.Beni perseri një shtresë me arra.

Mbuloni me 10 petet e fundit dhe keto te sperkatura ne cdo pete me gjalpe.Priteni në rombe dhe sipër i hedhni gjapin që na tepron.

Vendoseni të piqet në 140° per 3 – 4 ore.Pastaj  ngrijeni me telin e furres që mos ju digjet poshtë.

Nese akoma nuk  është skuqur,ngrijeni ne mesin e furres dhe e lini disa minuta të tjera në furrë.

Për ta kontrolluar nese është pjekur mirë dhe brenda me kujdes heqim një petë të vogël në mes të ballkavas dhe e ferkojni në dore nëse shkermoqet dhe nuk behet si brumë ateher ajo eshtë pjekur.Dallohet dhe nga ngjyra e kuqerremtë që merrë bakllavaja sipër.

Fikeni sobën dhe lereni brenda që të kulloj.Ndërkohë përgatisni sherbetin:

SHERBETI:
2 kile sheqer përzijini  me 1 litër e gjysëm uje dhe pakëz limontus.Vendoseni ne zjarrë dhe aromantizojeni me nje shkop kanelle dhe disa kokrra karafila.Llogarisni që ta lini edhe 10 minuta pasi ka marrë vale.Hiqeni dhe lëreni të ftohet per 10 minuta.Pastaj hidhjani bakllavasë që duhet të jetë komplete e ftohur.bakllava
Konsumojeni mbasë një dite kur bakllavaja të jetë njomur plotësishtë dhe të gjitha aromat të jenë bashkuar me njëra tjetrën.

Burimi: Addas’a All.

Posted in Kuzhina
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>