Receta shtëpie kundër rrudhave

On Sunday, April 27th, 2014

Rrudhat janë faktori më i madh që frikësojnë pjesën më të madhe të femrave sot në botë. Edhe pse shpesh nuk e pranojmë, por rrudhat fillojnë të na bezdisin sapo nisin të bëhen të dukshme sidomos në pjesën rreth syve. Le të njihemi më tepër me to, për mënyrat e parandalimit dhe reduktimit të tyre!

1. Disa femra janë më të predispozuara të plaken më shpejt se disa të tjera…

Elastin dhe kolagjeni janë dy substancat më të rëndësishme që e mbajnë lëkurën të re. Nëse e mbroni fytyrën nga dielli, nëse nuk pini duhan apo alkool, fytyra juaj do të ketë më pak rrudha se e dikujt tjetër që qëndron në diell për një kohë të gjatë etj.

2. Duhet t’ i kushtoni vëmendje lëkurës përpara se të arrini 30 vjeç

Është pak e vështirë në fakt të besohet se një ditë fytyra do plaket, kur je ende në moshë të re. Megjithatë dermatologët këshillojnë që fytyra duhet trajtuar që me fillimin e adoleshencës!

3. Dielli nxit plakjen e lëkurës

Kjo është mëse e vërtetë. Këtë femra e kupton kur arrin të 40-at. Kjo është mosha kur ato femra të cilat janë ruajtuar nga rrezet e diellit duken deri në 10 vjet më të reja.

4. Po kremi anti-rrudhë a funksionon vërtetë?

Funksionon. Falë përbërësve të tyre si vitamina-A, C dhe veçanërisht E, kremërat anti-rrudhë e ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, dhe neutralizojnë efektin dëmtues të radikaleve të lira.

Ja disa nga kurat më të mira natyrale kundër rrudhave

– Në një tas përzieni një lugë gjelle vaj cilësor ulliri, një lugë gjelle lëng portokalli dhe 2 lugë gjelle djath të grirë, deri sa të krijohet një pastë e njëtrajtshme. Aplikojeni kët pastë në fytyrë, qafë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

· Një nga format më të thjeshta për trajtimin e çdo tipi fytyre është vendosja apo përdorimi i drejtpërdrejt i frutave në lëkurë. Për lëkurën e pahidratuar dhe me rrudha, frutat më të mira për t’u aplikuar janë kajsitë, bananet dhe pjepri. Vetë ju mund të përgatisni një maskë duke miksuar të gjitha këto fruta ose thjesht nëse nuk keni kohë, mund ta fërkoni fytyrën me një cope pjepër ose me lëkurën e kajsisë.

· Karotat janë tejet të rëndësishme pët lëkurën e fytyrës suaj. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini ne rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Një metodë tjetër efikase është dhe shplarja në mëngjes dhe në mbrëmje e lëkurës me lëng karote.

· Vaji i ullirit është një nga trajtuesit më të mirë kundër rrudhave – masazhoni fytyrën me disa pika vaj ulliri dhe do të shihni menjëherë efektet!

· Mjalti, i ëmbël në shije, dhe jetik për lëkurën, mund të përdoret i vetëm, por edhe i miksuar me vaj ulliri, fruta, kanellë etj.

· Merrni një të verdhë veze dhe shtojini 2 pika limon, aplikojeni dhe lëreni këtë maskë në fytyrë për 20 minuta.Shplajeni me ujë të ngrohtë, do të shihni që rrudhat do të reduktohen si me magji!

· Mos harroni avokadon, një frut i cili ka veti shëruese, rigjallëruese dhe ushqyese.

· Mos harroni që strategjia më e mirë ndaj rrudhave është parandalimi i tyre.

Ja se si mund t’i parandalojmë rrudhat……

Dielli

Dielli është faktori kryesor që ndikon në shtimin e rrudhave. Për këtë kujdesi i lëkurës ndaj diellit është tejet i nevojshëm.

Hidratimi efektiv

Lëkura e thatë është më e predispozuar për t’u rrudhur se sa tipet e tjera të lëkurës. Një rrregullues natyral për këtë tip lëkure që ndihmon në largimin e rrudhave është vaji i farave të rrushit.

Humbja e elasticitetit dhe e lagështisë së lëkurës çon në formimin e rrudhave. Zonat ku rrudhat janë më të dukshme janë qafa fytyra dhe duart.

Ja disa metoda të tjera për trajtimin e tyre në kushtet e shtëpisë

•Një nga trajtimet më të mira kundër rrudhave është veza. Aplikoni në fytyrë të bardhën e vezës pasi e keni rrahur mirë, mbajeni për 15 minuta dhe më pas shplajeni.

•Një tjetër metodë efektive për trajtimin e rrudhave është të përzjeni dy lugë gjelle vaj ulliri me 2 lugë kos, 1/2 lugë mjalt dhe 1/2 lugë gjelle lëng limoni. Pasi ta keni bërë një masë të njëtrajtshme, përhapeni në fytyrë me pambuk. Lëreni rreth 10 minuta dhe shplajeni.

•Aplikimi i vajit të arrës së kokosit në fytyrat me rrudha është konsideruar nga shumë femra si një nga trajtimet më të mira në kushtet e shtëpisë dhe si një nga trajtimet me më pak shpenzime. Këshillohet ta aplikoni vetëm para gjumit.

•Merrni një kokërr rrushi, ndajeni në gjysmë dhe fërkoni lëkurën e fytyrës suaj. Lëreni për 20 minuta dhe shplajeni me ujë të ngrohtë.

•Një tjetër recetë shtëpie është aplikimi i lëngut të ananasit me të mollës në fytyrë çdo ditë për 10 deri në 15 minuta. Kjo maskë ndihmon shumë për reduktimin e rrudhave.

•Gjithashtu aplikimi i lëngut të limonit disa herë gjatë ditës është shumë efektiv në mënjanimin e rrudhave.

•Për reduktimin e rrudhave këshillohet 1 lugë gjelle xhenxhefil me mjalt, do t’i japë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim.

•Gjithashtu dhe vaji i bajameve është shumë efikas anti-rrudhave.

Po çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë

Moshimi është një fenomen natyror dhe një proces gradual.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në procesin e rrudhjes së parakohshme si stresi, ushqimet jo të shëndetshme, pijet me gaz, përdorimi i tepërt i kripës etj.

Nga ana tjetër, shkencëtarët shprehen se plakja lind fillimisht në tru. Të mbahesh në formë nëpërmjet aktivitetit fizik është gjithmonë një mënyrë efektive, por pikërisht nga qelizat nervore vihet në lëvizje mekanizmi, i cili gradualisht çon në dobësimin dhe plakjen e muskujve, thuhet në një publikim të fundit.

Që të kemi një lëkurë sa më të shëndetshme nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi vetëm trajtimit të jashtëm, por edhe atij të brendshëm. Lëkura është si një pasqyrë ku reflekton mënyrën se si ne ushqehemi, sa shëndetshëm dhe sa jo. Një dietë e përditshme e bazuar në ushqimet të shpejta, të përpunuara, apo ajo pa fruta e perime do të bëjë që lëkura jonë të ketë probleme me aknet dhe të tregojmë një moshë më të madhe se ajo aktualja. Po cilat janë produktet që duhet të kosumojmë për të patur lëkurë të bukur e të shëndetshme.

Avokado

Avokado është një frut i cili shërben jo vetëm për maskat e fytyrës, por edhe për ato të flokëve. Ky frut sugjerohet nga mjeshtrat e estetikës botërore për fytyrat dhe flokët e thatë. Është i pasur me yndyrna të shëndetshme, me vitaminë E, që është thelbësore për shëndetin e lëkurës dhe shërben si një përbërës natyral kundra rrudhave.

Ajo ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, ka një lëkurë të ndritshme në ngyre jeshile në kafe. Ka një përmbajtje me të lartë yndyre se sa frutat e tjera, dhe si i tillë shërben si një lëndë e rëndësishme në dietën e grupeve të ndryshme ku afrohet në ushqime të tjera të ngopura në yndyre (si mish, peshku, bulmeti, etj). Tuli është tipik i gjelbër në të verdhë të artë, i cili është i prirur të kthehet ne kafe shpejt pas ekspozimit në ajër. Avokadoja është shumë popullore në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin në sanduiçe dhe sallatë, për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës.

Manat:

Të gjitha lloje e manave dhe frutave të pyllit janë ideale për të pasur një lëkurë të shëndetshme pasi e ndihmojnë trupin të largojë radikalet e lira si dhe të ngadalësojë procesin e plakjes.

Perimet

Perimet si lakra, lulelakra, brokoli etj., ndihmojnë organizmin të eleminojë toksinat si dhe janë ushqime që luftojnë kancerin. Dietologët këshillojnë konsumin e të paktën 115 gramëve të këtyre perimeve çdo ditë.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është një nga bimët më efektive për trajtimin një sërë problemesh. Ai është një thesar në mjekësinë tradicionale kineze, ndihmon në shtimin e energjisë për organizmin dhe forcon imunitetitn. Xhenxhefili, është një nga bimët kineze më të përdorshme në Mjekësinë Tradicionale Kineze, si dhe përdoret shumë edhe në kuzhinë. Ka shije të fortë dhe aromë të veçantë, është një nga bimët më të rëndësishme kundër inflamacioneve po ashtu na mban të rinj. Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve që sjell në organizëm. Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, ka efekt edhe në sistemin e tretjes, pasi mbron mukozën dhe parandalon krijimin e problemeve në stomak.

Është i shkëlqyeshëm për largimin e problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson dhembjen e kokës, përmirëson qarkullimin e gjakut, nxit djersitjen, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes dhe pastron organizimin nga toksinat.

Hudhra

Të gjithë i dimë efektet pozitive që sjell hudhra për shëndetin. Në shumë kultura ajo quhet ndryshe si ilaçi magjik.

Një sërë studimesh gjatë këtyre viteve (më shumë se 30 studime të ndryshme deri më tani) kanë treguar vetitë kundërkanceroze të hudhrës. Ato janë përqendruar në kanceret e aparatit tretës, por hudhra duket se mbron ndaj të gjitha llojeve të kancereve, përfshirë edhe kancerin e gjirit e të prostatës. Sipas Institutit Kombëtar amerikan të Kancerit, sa më shumë hudhër të hajë një njeri, qoftë të gjallë, qoftë të gatuar, aq më shumë pakësohet rreziku i kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë: një studim tregoi që femrat e moshës së mesme që hanin rregullisht hudhër, kishin 50 % më pak rrezik për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë. Shkencëtarët kanë veçuar dy përbërës te hudhra që parandalojnë dhe luftojnë kancerin te kafshët dhe njerëzit. Ndaj shtojini hudhër vaktit tuaj. Disa ekspertë këshillojnë gjithashtu që hudhra të pritet a të shtypet 15 minuta pasi është qëruar, që këto elemente aktive të japin efektin e tyre të plotë. Hudhra është edhe një ilac natyral kundër rrudhave dhe problemeve me fytyrën.

Arrat:

Konsumimi i një grushti arrash në ditë mund t’ju mbrojë nga kanceri i prostatës, si dhe ju mban të rinj thonë hulumtuesit amerikanë.

Studiuesit janë shprehur se kanë mbetur të befasuar se sa efektive ishte dieta me arra në ngadalësimin e rritjes së tumoreve të kancerit të prostatës njerëzore”.

Arrat janë të parat si ushqimet më të mira për lëkurën. Janë të pasura me Omega-3, kalcium, acid folic, antioksidantë etj dhe e ndihmojnë lëkurën të qëndrojë elastike dhe e bukur.

Qëndroni të rinj duke konsumuar SOJË…..

Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Ai është edhe një kufizues i fuqishëm i disa proteinave që marrin pjesë në rritjen e pakontrollueshme të qelizave kanceroze. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu. Ndërsa suplementet me isoflavonë, sipas studimeve të tjera, nuk veprojnë njësoj si soja dhe mund të bëjnë më shumë keq sesa mirë.

Soja konsiderohet si një nga pesë ushqimet e shenjta në Kinë. Në tryezën e një familjeje tipike kineze, çdo vakt përmban ushqime me bazë soje: qumësht soje për mëngjes; sallatë me toufu për drekë dhe darkë. Deri tani, është arritur në përfundime se fasulet e sojës përmbajnë të paktën 5 substanca të njohura kundërkanceroze. Për më tepër, kokrrat e sojës përmbajnë më shumë vitaminë B se çdo ushqim tjetër bimor – më shumë sesa duhet për nevojat e përditshme dhe janë të pasura me vitamina A dhe D.

Kohët e fundit, kërkuesit kanë gjetur sekretin e kokrrës së sojës dhe kanë zbuluar përbërësin e saj magjik që të rinon: lecitina.

Ajo luan një rol vendimtar në nxitjen e metabolizmit në të gjitha qelizat e trupit: rrit kujtesën dhe fuqinë mendore, duke ushqyer qelizat e trurit e të nervave, forcon gjëndrat dhe rigjeneron indet e trupit, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen, forcon kockat dhe rrit rezistencën ndaj dëmtimeve. Në rastet e lodhjes nervore, ose mungesës së energjisë, lecitina e kokrrave të sojës mund të rivendosë energjinë dhe fuqinë e humbur. Tashmë, gjithnjë e më shumë perëndimorë po e kuptojnë atë që orientalët e kanë ditur për shekuj me radhë, që kokrrat e sojës, të pasura me lecitinë, rrisin fuqinë dhe durueshmërinë, shkathtësinë dhe elasticitetin, rininë e gjallërinë.

Origjina e bimës është ajo aziatike, ku në shumë vende të këtij kontinenti është përdorur si ushqim prej më shumë se 5000 vjetësh, sidomos në Kinë. Në Perëndim ajo mbërriti rreth fundit të viteve 1800

source

Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>