Pite me spanaq ne forme luledielli

On Thursday, February 13th, 2014

Përbërësit:

Për brumë
500 gr miell
90 ml vaj ulliri
200 ml verë e ngrohtë  e bardhë
1 lugë gjelle kripë
Për mbushje;
350 gr spinaq i zier
350 gr djathë Gjiza
1 vezë
100 gr Parmezan i grirë  apo djathë Grana(lloj djathi tjeter)
kripë
piper,therrime buke

Përgaditja;
1 . Perziejme te gjithë përbërësit për brumë dhe e gatuajme brumin derisa të trashet si brumi i bukes(duke përdorur një mikser ose me dore ) .
2 . Mbulojme atë dhe mbyllim me plastike deri te përgatitim mbushjen .
3 . shkrijme spinaqin dhe shtrydhim atë për të eliminuar ujin .
4 . Prejmë atë me një thikë të mprehtë për të lehtësuar .
5 . Përziejmë atë me djathë Gjiza.
6 . Shtojm vezën.
7 . Shtojm djathin e grire,kripë dhe piper.
8 . Shkrijm së bashku të gjithë përbërësit.
9 . Ngrohim paraprakisht furrën në 180°
10 . Ndani brumin në dy pjesë.
11 . Krijo 2 qarqet e brumit si ne foto me posht duke e teholluar me t,hollojse.
12 . Vendi brumin rrethin e 1-rë në letër per pjekje.
13 . Përhapeni disa therrmie te bukes në të.
14 . Vendi ne pjesën me spinaq në mes dhe pjesen tjeter duke krijuar një rreth përreth petes,siç shihet në fotot.
15 . Mbulojm atë me peten e 2-të përmbi.
16 . Vendosni një tas të vogël mbi mbushje ne mes qe te merr formen,beni vija si ne foto me një pirun per rreth.
17 . Duke përdorur një thikë të mprehtë prjmë në 3cm/ne feta.
18. Kthejeni prerjetqe te meret forma e lulediellit.
19 . Pjekim për 30 minuta në furrë ne temperatur në 180 °.

Tags:
Posted in Kuzhina
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>