Patatet origjina e tyre dhe kalorit e saj.

On Friday, October 11th, 2013

Patatet të cilat pothuajse çdo ditë përdoren në kuzhinen tonë,kanë një histori të pasur.Gjatë shekujve,patatet kanë qenë të lavdëruara dhe të sulmuara,çmuara dhe nënçmuara.Por patatet kanë përjetuar që të jenë edhe më të mbrojtura me ligj,madje u kanë ngritur përmendore në shenjë falenderimi ,sepse kanë shpëtuar shumë njerëz nga uria.Në një shënim të vitit 1693 shkruan se Valter Reli disa vjetë më parë e ka sjellë pataten e parë nga Amerika Veriore në Evropë.Megjithatë,si vend nga vjen patateja konsiderohet Peru.Ushtria pushtuese spanjolle e ka zbuluar në malet e Kilit dhe Ekuadorit gjatë pushtimeve të Amerikës Latine në shekullin XVI.Hulumtimet aerkologjike vërtetojnë se patatet janë mbjellë në Peru që në historinë e lashtë.Sot nuk ka vend në botë ku nuk ka patate.Egzistojnë lloje të ndryshme,por e kanë një të përbashkët,se janë pranuar në të gjitha kuzhinat kombëtare në botë,duke nxjerrë receta të ndryshme me to.Për shkak të pranisë së gjerë edhe ka një përdorim të gjerë në shumë receta,supa,çorba,ëmbëlsira,etj.Në 100 gr patate të ziera ka 69 kalori dhe në këtë mënyrë mund të konsumohen pa kufizim.Kanë përmbajtje të rëndësishme për zierjen,në mënyrë efikase e ulin oreksin dhe e përmisojnë formën e njeriut.Për dallim nga të zierat,patatet e skuqura përmbajnë 535 kalori dhe konsumimi i tyre nuk duhet të jetë i shpeshtë.Shpejt,pas ngrënjies së patateve të skuqura ,do të ndjeni uri.Prandaj,kini kujdes  se si i përgaditni patatet.

 

Tags:
Posted in Kuzhina
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>