Pasojat nga mungesa e hekurit në organizmëm
Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut, të cilat janë rrënjësore për jetesën. Mungesa e tij mund të çojë në anemi, pagjumësi, mungesë oreksi, zbehje, etj, gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve.
Lista është e gjatë, ku mungesa e tij mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funksionim të dobët të trurit,(fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).
Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë eshtë të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.
Në bazë të një studimi të zhvilluar në Itali, 80% e fëmijëve me moshë nga gjashtë deri në 36 muajsh, vuajnë nga mungesa e hekurit. Hekuri është i lidhur me një pjesë të mirë të funksioneve dhe sjelljeve të sistemit nervor qendror.
Ja kush është lista e ushqimeve të pasura me hekur: Spinaqi e brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu bizelet, patatja, majdanozi, misri, lakra, mishi i pulës dhe gjeli i detit, mëlçia, sardelet, bajamet (dhe vaji i tyre), kumbullat dhe kajsitë e thata, etj. / Indeksonline.net/