Në shishen nga plastika gjenden 25 mijë substanca kimike

On Friday, October 11th, 2013

Uji në shishe plastike duket se megjithatë nuk është një zgjidhje e mirë. Një studim i ri gjerman zbulon se vetëm në një shishe plastike të ujit gjenden madje 25 mijë substanca kimike. Disa prej tyre janë shumë të rrezikshme për organizmin e njeriut, shkruan revista ‘PLoS One’ ku edhe janë publikuar rezultatet e studimit. Shkencëtarët kanë analizuar 18 mostra të ndryshme të ujit që mund të blihet në Francë, Itali dhe Gjermani.

Shkencëtarët pohojnë se prania e substancave kimike nuk do të thotë se mund të zhvillohen lloje të rënda të sëmundjeve, por theksojnë se megjithatë bëhet fjalë për një zbulim shqetësues. Veçanërisht brengosen për hormonet që mund të kenë ndikim në sistemin riprodhues të femrave, sidomos në moshë të re.”Është ende herët të bëhen konkluzione konkrete në lidhje me atë se si ndikojnë substancat në shëndet. Nevojiten studime shtesë. Por, mund të themi me siguri që uji në shishe plastike nuk ndikon mirë në shëndetin e njeriut”, ka thënë Brus Blumberg, nga universiteti ‘California’ në Irvajn./Indeksonline/

Tags:
Posted in Shendeti
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>