Mollë të pjekura, të mbushura me drithëra

On Sunday, November 1st, 2015

IMAG5539

Disa mollë
Kanellë
Sheqer (i kaftë, mundësisht)
Drithëra
1 lugë gjelle gjalpë
Karajfil të thatë
Ujë të valë
opcionale: arra, lëng dhe lëvore limoni
Nuk po merrem me sasinë për shkak se varet prej madhësisë së mollëve, vlerësoni vet.

IMAG5495

Fillimisht mollët duhet të pastrohen dhe t’u hiqet një pjesë nga brendësia e tyre, e cila pastaj do të mbushet me drithëra.

IMAG5499

IMAG5503

Gërryerja e mollëve është në fakt edhe pjesa më e vështirë, pas kësaj nuk keni shumë punë. Vetëm se është e këshillueshme që drithërat e përdorur të përmbajnë sa më shumë tërshërë ose të jenë vetëm tërshërë.
Në një enë bëni bashkë drithërat, sheqerin, kanellën, arrat e coptuara dhe lëvoren e limonit.

IMAG5515

Para se ti mbushni mollët me këtë përzierje, nëse ju duken shumë të tharta mund ti shtoni nga pakëz mjaltë secilës, pastaj me lugë mbushni me përbërjen e pregatitur. Në fund secilës mollë vini sipër pak gjalpë, sasia e nevojshme e gjalpit është diçka më pak se një lugë çaji.

IMAG5517

Vendosni në tepsi dhe mbuloni deri në ¼ me ujë të valë në të cilin mund të shtoni edhe një lugë çaji sheqer bashkë me gjysëm luge (4-5) karajfil të thatë.

IMAG5520

Mbuloni me një fletë alumini dhe vendosni në furrë derisa mollët të piqen dhe të zbuten plotësisht.
Nëse gjith promovimi që sapo kam bërë unë me shkrim nuk ka mjaftuar që t’ju bind t’i provoni këto mollë, më poshtë ju ftoj mund t’u hidhni një sy fotografive nga eksperimentimi im i sotëm.

IMAG5539-001

Normalisht mollët e pjekura servohen me krem të ëmbël, por unë kisha akullore të gatshme, kështu që e shfrytëzova rastin që mollën time ta kombinoj me akullore vanilleje.

IMAG5551

IMAG5537

 

 

Posted in Kuzhina
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>