Këshilla per Aknet

On Thursday, November 15th, 2012

Cfare jane Aknet (puçrrat)?
Aknet janë sëmundje e mirrëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat. Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.
Shkaqet:
1.Faktorët genetikë 2.Faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv) 3.Vështirësitë në tretje 4.Përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme (produkte joprofesionale të cilësisë së dobët) 5.Fluksi hormonal 6.Ushqyerja e keqe; yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.

Keshilla:
1.Mos ndërhyni me duar në puçra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës. 2.Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj 3.Lani duart përpara aplikimit. 4.Zgjidhni kozmetikë profesionale. 5.Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës. 6.Preferoni fruta e ushqime të freskëta. 7.Merrni vitamina A, C, E. 8.Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi. 9.Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti 10.Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën. 11.Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

About -

Tags:
Posted in Fytyra, Make up, Shendeti
Displaying 17 Comments
Have Your Say

  1. shpeti says:

    qka mendoni per vajin e fares se zeze a ndihmon per largimin e puqrrave

  2. admin says:

    Mendoj qe bazuar ne informacionet e marra,egzistojnë recepta qe perfshijne trajtimin e puqrrave me faren e zezë te perzier me uthull por paraprakisht rekomandohet konsulltimi me dermatologun.

  3. erisa says:

    po si mund ti heqim ata a ka menyra te tjera qe mund ti pergatisim vet

    • mini says:

      mund ta lyesh fytyren me nje maske qe behet nga nje moll e shtypu te cilen e perzien me 2 lug supe mjalt.

      • admin says:

        E nderuara mini ka menyra te ndryshme per largimin e puqrrave nga fytyra nji nder to eshte larja e fytyres me sapun sepse largon yndyren e lekures dhe me kamomil ,por menyra me e mire eshte te kontaktoni me dermatologun ,kurse per perberjen qe e keni shenuar ju nuk kam ndegjuar ,ju faleminderit dhe pershendetja.sekretemode.com

  4. linda says:

    prsh per te gjith jam 19 vjeqare qe nga mosha 11 vjeqe un kam problem me aknet dhe gjithmon jam ne stres per veq asaj qe nuk kam deshir ta shoh veten ne pasqyr a mund te mendihmoni diq un kam perdorur shum gjera po nuk kan fonksionuar fare

    • admin says:

      E nderuara Linda pasi qe jeni ende ne moshe te re ,dhe keni akne nuk do te thon qe ato nuk ju largohen kurr ,por nji nder shkakteret jane edhe floket e yndyrshme gje qe nese i keni ju duhet ti lani ato qdo dite ,dhe fytyren mund ta lani me sapun sepse sapuni e largon yndyren dhe i than puqrrat ,por nji nder tjera mund te perdorni edhe mjalt me nji luge limon ta lyeni fytyren dhe ta mbani 10 deri ne 15 minuta pastaj lajeni dhe perdorni krem per lekuren qe e keni te yndyrshme apo qfardo qofte ,dhe keshtu vazhdoni 2 der ne 3 her ne jave,por gjithsesi ju keshilloj te konsultoheni se pari me dermatologun,ju faleminderit sekretemode.com

  5. arselin HOTI says:

    MIR MRAMA UN KAM PLOT PUQRRA A ASHT E VERTET SE MUND TI Laj me mjalt dhe me ni lug limon edhe ta pastroj me sapun ju lutna kshillomni ne ket rast qfar mund te bej faleminderit per mirkuptim

    • admin says:

      Po eshte e vertet qe mundesh me nji lug te kafes mjalte,nji luge limon dhe nji luge qumesht,ju pastron lekuren dhe behet e bute pastaj e lyeni me krem per lekuren e llojit tuaj,ju pershendes

  6. Leo says:

    Pershendetje a munem me i largu puqrrat me larjen e fytyres me sapun ju faliminderit per mirkuptim ???

    • admin says:

      Pershendetje Leo po sigurisht qe mundeni sepse sapuni e than puqrrat por duhet pastaj me kamomil dhe krem zbutes,por gjithsesi konsulltohuni me dermatologun sepse aty e gjeni trajtimin e duhur

  7. faleminderin qe e kini tregu ju pershendes shumm

  8. mirmrama un jam nga gjakova kam nje anges per puqrra a mundem ti heki me kuqin e vezez dhe nje lug mjalt apo esht te pastrohet llami fetyres

    • admin says:

      Mirembrema e nderuar ne nuk kemi njohuri per te kuqt e vezes ,larja e fyrtyres me sapun dhe kamomil ,pastaj pergadite nje luge mjalte me disa pika limon dhe nje luge qumesht i perzien e lyen fytyren per 15 minuta pastaj lajeni fytyren dhe e lyeni me krem ,por menyra me e mire eshte te konsulltoheni me dermatologun sepse nese konsulltoheni te dermatologu egzistojne lloje te ndryshme te kremrave per puqrra qe mund te i largoni shume shpejt ato,puqrrat e fytyres mund te jene edhe lloj infeksioni .

  9. avni says:

    mir mbrem une jom avni-a deshta te pys se qfar te perdor qe te hjek shenjat e aknev nga fetyra

    • hamdi says:

      admin te lutem keni ndonje keshill per fytyren time sepse un nuk kam tani me puqurra por pas perfundimi te puqurrave te mija un tani kam shum bira fytyres time me kuptoni qfar dua te them te lutem me jep ndonje keshill.

  10. edona says:

    Pershendetje desha te pyes se si mund te pakten ti zvogeloje ato sepse 1 e tille perfshin gjysmen e faqes sime ,. te lutem me ndihmo…

Displaying 17 Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>