Hithrat shërues të shumë sëmundjeve

On Thursday, January 17th, 2013

Hithra, hithëz, hith, hith i butë 

Vendbanimi:- Janë të përhapura mjaft, rriten në vende ruderale, rreth rrugëve, në male, nëpër djerrina etj.

 Përshkrimi: Mund të arrijnë lartësinë deri në 2 m, kanë kërcell dhe gjethe me qime.  Gjethet janë vezake dhe të dhëmbëzuara anash, kurse fryti është kokërr.

Vjelja: Më se shumti mblidhet rrënja (në pranverë dhe vjeshtë). Gjethet mblidhen në vjeshtë, por edhe e tërë bima gjatë tërë vegjetacionit, kurse gjatë gushtit dhe shtatorit mblidhen edhe farat e tyre. Përdoret për shërimin e sëmundjeve në mushkëri, në lukth, kundër verdhëzës, kundër pagjakësisë, kundër pezmatimit të rrugëve urinare, për shërimin e reumës etj.

 Receta: Çaji përgatitet nga e tërë bima dhe rrënjët. Merren 25g të bimës së freskët apo 3 g të bimës së tharë dhe dy litra ujë. Hithrat qëndrojnë 12-16 orë në ujë, pastaj zihen për gjysmë ore dhe në fund bëhet kullimi.  Përdoret duke e pirë dhe ndihmon shërimin e sëmundjeve të lartpërmendura.  

Tags:
Posted in Shendeti
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>