Fileta mishi *STROGANOFF*

On Tuesday, April 23rd, 2013
  • Nevojiten:
  •  500 gr mish viçi pa kocka
  •  1 kokërr qepë
  •  200 gr salcë domate
  • 200 gr pana kuzhine
  •  2 luge të vogla mustarde
  •  1 thelpi hudhër ’’Knorr’’ (i tretur në një 1 tas)
  • 4 luge konjak
  • Vaj ulliri
  •  1 Gjethe dafine
  • 1-2 Lugë miell Kripë dhe piper

Përgatitja:

Presim mishin në formë rripash, rreth 2 cm. I panirojme me miell dhe i skuqim nga të dyja anët, derisa të marrin ngjyrë të kuqerrmtë. I heqim nga tigani duke lënë aty yndyrën e mbetur. I vendosim në një pjatë, i kriposim dhe i mbulojmë me kapak.

Ndërkohë përgatisim salcën. Në vajin e mbetur skuqim së bashku hudhrën dhe qepën e grirë hollë. Duke shtuar ½ lëng koncentrati dhe 1 gjethe dafine. Pasi janë zbutur e shuajmë me konjak, të cilin e lemë të avullojë në zjarr të lart. Shtojmë salcën e domateve dhe e lemë të trashet për pak minuta. Shtojmë mustardën, panën e kuzhinës, e rregullojmë me kripë dhe piper. Shtojmë në fund dhe mishin e lënë mënjanë, duke i përzierë mirë në zjarr të ulët, derisa salca të jetë trashur. E lemë të pushojë për disa minuta para servirjes.

Kjo pjate rekomandohet të shoqërohet me oriz bazmati.

Tags:
Posted in Kuzhina
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>