Ëmbëlsirë me rum

On Saturday, October 12th, 2013
  • 250 gr  biskota
  • 150 gr lajthi
  • 100 gr.rrush i thatë
  • 125 gr gjalpë
  • 50 gr çokolatë për gatim
  • 1 lugë kanellë
  • 2 lugë rum
  • 1 vezë
  • 125 ml qumësht

Koha e përgaditjes 20 minuta.

Në një enë të madhe e të thellë i thërrmojmë biskotat,e shtojmë rrushin e thatë me lajthitë e thërrmuara.Në tenxhere në zjarr e vëmë qumshtin dhe gjalpin.Pasi të shkrihet gjalpi,tenxheren e largojmë nga zjarri.Duke përzier pandërprerë ,e shtojmë rumin dhe kanellën.Qumështin e nxehtë e hedhim në enën me biskota.Në enë e hedhim edhe vezën e rrahur.E përziejmë masën,derisa të bashkohet.Masën e vëmë mbi enën për tortë.Me thikë e rrafshojmë masën,duke bërë një formë drejtkëndëshe.Pasi shtrëngohet,ëmbëlsirën e presim në formë drejtkëndëshe.

Me fishek me qokolladë të shkrirë i zbukurojmë copët e ëmbëlsirës me rum.Mbi çdo copë vëmë nga një kokërr lajthi.Ëmbëlsirat me rum i rendisim në pjatën për servirje.Ju bëftë mirë.

Posted in Kuzhina
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>