Çokollatë e nxehtë!!

On Friday, June 12th, 2015

 

IMAG6409

Pergaditja; 3 filxhana të mëdhenjë(200ml) çokollatë,
2 lugë gjelle kakao pluhur
¾ e lugës së gjellës nisheste (amidon)
1 lugë gjelle sheqer
600 ml qumësht
150 gr çokollatë
½ shkop vanilleje

Një sqarim i vogël: çokollata e nxehtë do t’ju dali aq e mirë sa edhe përbërësit e zgjedhur, kështu që kushtoni kujdes çokollatës dhe kakaos,  më së miri është të jenë me rreth 60% kakao.

Fillimisht, vini 500ml qumësht në zjarrë bashkë me farat e shkopit të vanillës.

IMAG6430

Vanillen mund t;a zavendesoni me levore portokalli .

IMAG6411

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në një enë tjetër vendosni 100ml e mbetura të qumështit, bashkë me kakaon, sheqerin dhe nishesten dhe përzieni mirë.

IMAG6423

Kur të vlojë qumështi vendoseni në zjarrë më të ngadaltë dhe hidhjani përzierjen e sapoformuar me qumështin dhe kakaon.

IMAG6434
Dy janë problemet që mund të ndodhin: mund të leni nishesten dhe kakaon me kokërrza ose mund ta ngjitni qumështin gjatë zierjes. Zgjidhja për të evituar të dy rreziqet,eshte  teli për përzierje:

IMAG6427

Vazhdoni te Përzieni, mire

Vëreni kur të fillojë të dendësohet përzierja, dhe bëni kujdes ta largoni nga zjarri para se të dendësohet tepër.

Derisa është  e nxehtë, shtojani edhe çokollatën e coptuar dhe përzieni vrullshëm.
Kur është e coptuar çokollata shkrihet lehtë, duke shfrytëzuar vetëm temperaturën e arritur gjatë zierjes, pa pasur nevojë të  kthehet ena në zjarrë. IMAG6443

Pasi të përzieni mirë e mirë dhe të siguroheni që nuk ka mbetur copëz çokollate pa u shkrirë mund ta shërbeni nëpër filxhana. Këshilla ime është që kur ti shërbeni, të shtoni edhe biskota si psh amareta.
IMAG6445

 

IMAG6462

IMAG6465

IMAG6453

IMAG6449

Çokollatë e nxehtë!!

Ju bëftë mirë

 

 

Posted in Make up
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>