Çfarë të hahet dhe të pihet në kohë të caktuara të ditës

On Wednesday, September 24th, 2014

Nuk është e rëndësishme vetëm ajo që e hani, por edhe kur e hani. ‘Ushqimi dikton çdo gjë, nga disponimi dhe nivelet e energjisë e deri në cilësinë e gjumit dhe dëshirat”, thotë dietistja Marci Anderson.
Pra, nëse dëshironi të furnizoheni me energji në mëngjes, të qetësoheni gjatë drekës dhe ta siguroni një gjumë të qetë natën, përzgjedhja e zgjuar e ushqimit do t’ua mundësojë këtë. Nuk keni nevojë t’i hani të gjitha ato që përmenden në vijim – vetëm zgjidhni atë që u përshtatet nevojave tuaja.

Ora 07:00 (Qëllimi: ndjenja e ngopjes)

A jeni të uritur kur zgjoheni? Mirë! Kjo është një shenjë që metabolizmi juaj ka filluar të funksionojë. Mos e kapërceni mëngjesin, sepse pikërisht ngrënia e mëngjesit është e lidhur me shëndetin dhe metabolizmin e mirë. Hani brenda një ore pasi të zgjoheni dhe mbani një ekuilibër të karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave, gjë që do të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit në mëngjes.

Ora 9:00 (Qëllimi: përqendrimi në punë)

Sigurisht tashmë jeni mësuar ta aktivizoni organizmin me kafenë e mëngjesit, e cila do t’ju ndihmojë të përqendroheni. Studimet kanë treguar se deri në tre filxhanë kafe në ditë janë shumë të shëndetshme. Për një efekt të ngjashëm me më pak kafeinë, zgjidhni çajin e gjelbër. Antioksidantët e tij ndihmojnë prodhimin e qelizave të trurit, përmirësojnë kujtesën dhe të mësuarit.

Ora 11:00 (Qëllimi: shmangia e sfidave kalorike)

Po, mëngjesi do t’ju ngopë, por është normale ta ndjeni urinë pas 3-4 orësh. Para se t’u nënshtroheni sfidave në formën e ëmbëlsirave apo simiteve, të cilat ju tërheqin në çdo hap, parandaloni dëshirat para se të josheni. Hani jogurt i cili me proteinat e tij do t’ua zvogëlojë dëshirën për ushqim. Pas kësaj, në qoftë se simitja duket e parezistueshme, atëherë merreni gjysmën.

Ora 13:00 (Qëllimi: reduktoni stresin)

Nëse mëngjesin e keni pasur të mbushur me detyra të cilat ju shkaktojnë stres, hani sallatë me spinaq, kungull të njomë dhe kuinoa. Perimet do t’ju furnizojnë me vitaminë B6, e cila ndihmon në krijimin e neurotransmetuesit për të stabilizuar gjendjen dhe funksionimin e sistemit nervor. Kuinoa, një proteinë e plotë, është e pasura me magnez, i cili relakson enët e gjakut dhe muskujt.

Ora 15:30 (Qëllimi: mposhtni rënien e energjisë së pasdites)

Ndoshta do ta merrni një filxhan kafe ose diçka të ëmbël për ta larguar lodhjen e pasdites, por kafeina mund t’ju pengojë në gjumin e mbrëmjes, ndërsa sheqeri mund t’ju shkaktojë një rënie edhe më të madhe të energjisë gjë që do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lodhur. Nga ana tjetër, energji do t’ju sigurojnë arrat apo kombinimi i tyre me fruta. Përveç kësaj, konsumi i moderuar i arrave është i lidhur me zvogëlimin e peshës trupore dhe perimetrit të belit.

Ora 17:00 (Qëllimi: mbushuni për ushtrime)

Nëse shkoni për ushtrime pas punës, sigurohuni që t’i ushqeni muskujt në mënyrë adekuate. Merrni karbohidrate që treten lehtë, të cilët do t’ju ofrojnë energji, dhe nuk do të jenë të rëndë për stomak. Mendoni për frape me qumësht, jogurt dhe manaferra. Nëse nuk jeni të uritur, pini ujë të kokosit – ka sheqerna dhe elektrolite që do t’ju japin energji dhe do t’ju hidratizojnë.

Ora 19:00 (Qëllimi: kontrollimi i peshës në darkë)

Pas darke sigurisht do të lëvizni më pak, sidomos gjatë muajve të dimrit. Edhe pse mënyra më e mirë për të shpenzuar kaloritë tuaja është të ecni pas ushqimit, atë mund ta arrini edhe duke shtuar djegës në ushqim. Ai do t’ua përshpejtojë metabolizmin dhe do t’ju ndihmojë ta kontrolloni oreksin tuaj. Edhe një ide për kontrollin e peshës – gatuani me bimë dhe erëza. Në ushqim vendosni më pak yndyrë dhe vendosni mëlmesa – kështu ai do të jetë po aq i shijshëm, dhe do të merrni shumë më shumë kalori. Prandaj vendosni pak piper të kuq, rigon dhe hudhër pluhur.

Ora 22:00 (Qëllimi: të flini)

Nëse keni probleme me gjumin, së pari pyesni veten nëse jeni të uritur. Nëse jeni, pini një gotë qumësht soje me vanilje. Ai përmban karbohidratet që nxisin prodhimin e triptofanit, aminoacidit nga i cili do t’ju flihet menjëherë. Trupi e përdor atë për të prodhuar serotoninë, një neurotransmetues ky i cili i tregon trurit se kur është koha për të fjetur. Gjithashtu, kalciumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut për një efekt qetësues shtesë./inexonline.

Tags: ,
Posted in Shendeti
Displaying No Comments
Have Your Say

  1. saimira says:

    Si behen modelle tjera me rruza se shume te bukura jane

Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>