Arsyet e tuberkulozit dhe metodat e parandalimit të tij

On Thursday, April 3rd, 2014

Me ardhjen e pranverës,që shoqërohet me një mot të ngrohtë, çelin lulet e ndryshme, por shumohen dhe bakteret e viruset e ndryshme. Në këtë stinë, mund të përhapen shpesh virozat e gripit dhe sëmundjet e ndryshme ngjitëse, të cilat shoqërohen me kollë, pështymë dhe simptoma të tjera. Specialistët e mjekësisë paralajmërojnë se nëse keni kollë, ethe me temperaturë të ulët, veçanërisht ethe hektike, shqetësime në organizëm pas mesditës, duhet të bëni një kontroll mjekësor për tuberkuloz.

24 marsi është “Dita botërore e parandalimit të tuberkulozit”. Në rubrikën e sotme do të flasim për tuberkulozin dhe metodat e parandalimit të tij.

Sipas të dhënave statistikore, ndër pacientët e të prekur nga tuberkulozi në Kinë, dallohen emigrantët e brendshëm, të moshuarit, diabetikët, dhe astmatikët. Këto 4 grupe njerëzish mund të preken më lehtë nga sëmundja ngjitëse e tuberkulozit. Për ta zbuluar sa më thjeshtë prekjen nga kjo sëmundje duhet që një herë në vit të bëni ekografi të mushkërive. Përveç kësaj, 50% e të prekurve nga tuberkulozi nuk kanë simptoma të dukshme,ndërsa numri i vdekjeve shkaktuar nga kjo sëmundje është ulur. Sipas përvojës mjekësore, simptomat kryesore të të prekurve nga tuberkulozi janë kolla e pandërprerë, sekrecionet me gjak nga goja, dobësimi, ethet hektike të pasdites. Por në ditët tona shumë të prekur nga tuberkulozi nuk kanë simptoma të dukshme, gjë që tërheq vëmendjen e studjuesve.

Një person që vuan nga hipertensioni dhe ka marrje mendsh, dhimbje koke dhe kollë të lehtë shkoi për vizitë në spital dhe pas ekografisë, u zbulua se është prekur nga tuberkulozi. Në fakt, ai nuk kishte simptoma të dukshme, por imunitet shumë të dobët. Përveç kësaj, të prekurit nga tuberkulozi, ka raste që zbulohen në kontrollet shëndetësore që kryhen nëpër shkolla.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, tuberkulozi përkeqësohet shumë ngadalë. Në fazën fillestare të sëmundjejes nuk shfaqen simptoma të dukshme. Vetëm kur sëmundja kalon në një fazë serioze, i prekuri ka sekrecione dhe kollë me gjak nga goja.

Mos e konsideroni tuberkulozin si një grip i zakonshëm !

Në pranverë, shumë persona preken nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe simptomat e kollës vazhdojnë për një kohë të gjatë. Megjithëse sëmundjet e frymëmarrjes janë shumë të ngjashme me tuberkulozin, mjekët me përvojë mund t’i dallojnë ato shpejt.

Sipas mjekësisë tradicionale kineze, simptomat e gripit përfshijnë teshtimën, sekrecionet e hundës dhe kollën. Por simptomat e tuberkulozit përfshijnë lodhjen, humbjen e oreksit, ethet me temperaturë të ulët, djersitje gjatë gjumit, menstruacione të parregullta te femrat, kollë, pështymë dhe kollë me gjak.

Duhet të kushtohet vëmendje e madhe që tuberkulozi të mos shoqërohet me sëmundjet e tjera ngjitëse, pasi të prekurit nga tuberkulozi mund të preken shumë shpesh nga gripi dhe pneumonia. Nga ana tjetër, pacientët e prekur shpesh nga gripi mund të kenë imunitet të ulët dhe mund të sulmohen më lehtë nga bakteret e tuberkulozit. Prandaj, duhet të merren masat përkatëse për parandalimin e tuberkulozit për personat që preken më shpesh nga gripi.

Përhapja e tuberkulozit lidhet ngushtë me imunitetin e personave. Kur kemi imunitet të dobët, bakteret e tuberkulozit që sulmojnë aparatin e frymëmarrjes dhe të tretjes, mund të mbeten në mushkëri ose zorrë si vatra primare të sëmundjes. Më vonë, kur personat preken nga gripet e zakonshme, këto vatra primare të tuberkulozit mund të shtohen shpejt, duke shkaktuar tuberkulozin. Prandaj, personat që jetojnë në kushte të këqija, me dendësi të madhe të popullsisë, me ushqim të pamjaftueshëm, do të preken më shumë nga tuberkulozi.

Le të flasim për mënyrat e infektimit nga tuberkulozi dhe masat përkatëse për parandalimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

1. Infeksioni nga ajri nëpërmjet frymëmarrjes

Kjo është mënyra kryesore e infektimit me tuberkuloz. Kur të prekurit nga tuberkulozi flasin me zë të lartë, kolliten, teshtijnë, shpërndahen shumë baktere të tuberkulozit nëpërmjet pështymës. Nëse personat me imunitet të dobët preken nga këto baktere, ekziston mundësia e prekjes nga tuberkulozi.

2. infeksioni nëpërmjet ushqimit

Pjata, piruni, thika, ushqimet e mbetura nga pacientët me tuberkuloz, mund të përhapin bakteret e sëmundjes.

3. infeksioni nëpërmjet nënës

Nëna e prekur nga tuberkulozi mund ta transmetojë nëpërmjet gjakut të saj ose lëngut amniotik këtë bakter tek bebja e saj.

Masat e parandalimit të infeksionit dhe metodat efektive mjekësore kundër tuberkulozit:

1. pakësimi i kontaktit me pacientët me tuberkuloz dhe shmangia e përdorimit të përbashkët të pirunit, thikave dhe pjatave.

2. ushqimet e përshtatshme për forcimin e imunitetit. Duhet të konsumoni ushqimet që përmbajnë proteina, karbohidrate dhe të pasura në vitamina, si frutat, perimet dhe fasulet e freskëta. Duhet të shmangni pirjen e duhanit dhe përdorimin e pijeve alkoolike. Duhani mund të ulë rolin e ilaçeve kundër tuberkulozit dhe të shtojë sekretimin e pështymës, të ashpërsojë kollën dhe të zgjerojë aktivitetin e baktereve të tuberkulozit, duke përkeqësuar simptomat e etheve hektike, kollës me gjak dhe djersitjes në gjumë. Pijet alkoolike mund të ndikojnë negativisht në mëlçi gjatë marrjes së ilaçeve kundër tuberkulozit.

3. kur jeni prekur nga tuberkulozi, duhet të keni durim dhe këmbëngulje për luftën e afatgjatë kundër kësaj sëmundjeje. Duhet të bëni pushime të mjaftueshme, të konsumoni ushqime të mjaftueshme dhe të shëndetshme. Mund të zhvilloni pak aktivitet fizik për të forcuar imunitetin e trupit. Gjatë periudhës së lëshimit dhe vrasjes së bakterëve të tuberkulozit, pacientët duhet të izolohen nga puna dhe familjarët e tyre, veçanërisht nga fëmijët, me qëllim uljen e mundësisë së transmentimt të tuberkulozit.

4. vaksina B C G(Bacillus Clmette-Guerin) është metoda më efektive për parandalimin e tuberkulozit. Kjo vaksinë është përdorur kryesisht ndaj foshnjave. Sipas statistikave, 86% e personave që u vaksinuan me B C G, ulën përqindjen e prekjes nga tuberkulozi. (Xu Guang)albanian.cri.cn

Tags:
Posted in Shendeti
Displaying No Comments
Have Your Say

Leave a comment

XHTML: You can use these tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>